LAJMI I FUNDIT:

Medel: Dhashë shpirtin për Interin, më mirë Moratti si pronar – Mancini trajneri më i mirë, Spalletti ma propozoi rolin e 10-shit

Medel: Dhashë shpirtin për Interin, më mirë Moratti si pronar – Mancini trajneri më i mirë, Spalletti ma propozoi rolin e 10-shit
Gary Medel (Getty Images)

Gary Medel ka folur për kohën e tij te kaluar te Interi, duke thënë se klubi ishte më i mirë nën drejtimin një pronar italian si Massimo Moratti sesa tani nën pronarë të huaj. Mesfushori kilian ka folur edhe për të gjithë trajnerët që ka pasur.

Medel bëri më shumë se 100 paraqitje për Interin midis viteve 2014 dhe 2017, por u largua për Besiktasi pa ndonjë trofe dhe luajti nën dy pronarë, si dhe katër trajnerë të përhershëm.


Medel konfirmon largimin prej Interit (Foto)
Lexo po ashtu Medel konfirmon largimin prej Interit (Foto)

Kiliani i njohur nga tifozët si “Pit-bulli” shkaku i karakterit të tij luftarak ka folur në theks të veçantë edhe për të gjithë trajnerët që ka pasur te Nerazzurët, ku me të gjithë ka fjalë të mira.

“Ia dhashë shpirtin Interit, është turp që nuk kam fituar asgjë”, ka thënë fillimisht Medel për Gazzetta dello Sport.

Medel njihej për maksimumin e dhënies në fushën e lojës (Getty Images)

“Problemi i vërtetë ishte konfuzioni, dhe për Suning nuk do të jetë e lehtë, duke qenë nga një anë tjetër të botës. Një pronar italian është më i mirë, si Moratti”.

“Ndryshimet e trajnerëve? Ata ishin pasojë e mungesës së qartësisë. Rezultatet e këqija kanë lindur nga kjo dukuri”.

Mancini dhe Bielsa janë dy trajnerët më të mirë që Medel ka punuar me ta

“Lamtumira e Mancinit ishte e vështirë për tu pranuar. Nëse dikush si ai largohet në gusht … Ai është më i miri që unë kam punuar, së bashku me Bielsan”.

“Ne ishim duke fluturuar deri në dhjetor dhe patëm rënie pas kësaj. Mendërisht ne nuk ishim të gatshëm të qëndronim aq lart në tabelë.

Sipas Medel, De Boer ishte trajner i shkëlqyer edhe pse dështoi

“De Boer dhe Pioli? Holandezi dështoi, por ishte një trajner i shkëlqyer, i cili nuk kishte kohë për të vënë idetë e tij në të gjithë. Pioli, nga ana tjetër, bëri mirë dhe duhet të mbahet mend si një super person dhe një trajner i rëndësishëm”.

Pioli ishte një njeri i mirë sipas Medelit

“Mazzarri? Do të jem gjithmonë i lidhur me të. Ai shpesh u kritikua, por ai është një nga më të mirët përreth”.

Medel ka fjalë të mira për Mazzarrin

“A u largove për shkak të Spalletti? Jo, absolutisht [jo]. Ai është një trajner i shkëlqyer dhe ai ishte shumë i qartë për mua. Ai tha duke driblues të mirë në mbrojtje dhe në mesfushë”.

Medel punoi vetëm në përgatitje para-sezonale me Spallettin (Getty Images).

“Ai më propozoi rolin e ‘trekuartistit” [Nr 10] për mua, por përshtatja me të do të ishte shumë e vështirë”, përfundoi mesfushori kilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori