LAJMI I FUNDIT:

Medalje Presidenciale Ushtarake, Osmani ushtarëve: Dëshmuat kapacitetin e shtetit për tu dalë në ndihmë miqve, pasqyruat vlerat më të larta të kombit

Medalje Presidenciale Ushtarake, Osmani ushtarëve: Dëshmuat kapacitetin e shtetit për tu dalë në ndihmë miqve, pasqyruat vlerat më të larta të kombit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dekoruar sot pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Medalje Presidenciale Ushtarake të cilët morën pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues në Turqi.

Osmani tha se kjo dekoratë është për punën e tyre të jashtëzakonshme gjatë ndihmës për qytetarët e Turqisë, raporton Telegrafi.


“Kjo deklaratë është vlerësim ndaj përpjekjeve dhe përkushtimit të tyre të palodhshëm për t’iu shërbyer qytetarëve pa dallim përkatësie si dhe për mbrojtjen dhe afirmimin e vlerave tona… Të nderuar ushtarë ju keni demonstruar më të mirën e ushtrisë sonë, ndaj puna juaj pasqyron vlerat më të larta të kombit tonë”, u tha presidentja Osmani ushtarakëve të FSK-së.

E para e shtetit tha se puna e tyre shkon përtej ekspertizës profesionale dhe mbi të gjitha pasqyron guximin dhe vlerat humane të forcës sonë.

“Askush si ta nuk e kupton rëndësinë e shpëtimit të çdo jete njerëzore sikurse as ngushëllimin dhe shpresën që ata i japin njerëzve që kanë humbur gjithçka…”,  u shpreh Osmani.

Siç njofton Telegrafi, ajo tha më tej se pjesëtarët e FSK-së morën pjesë në shpëtimin e jetëve nga rrënojat pas tërmetit shkatërrues në Turqi dhe po ashtu ofruan ndihmë mjekësore për ata që kishin nevojë.

“Ushtarakët tanë janë përshirë në operacionet e kërkim shpëtimit duke punuar pa u lodhur për të gjetur të mbijetuarit sikurse për të ofruar ndihmë mjekësore për ata që kishin nevojë.

Përpjekjet humanitare të ushtrisë sonë jo vetëm që kanë ndihmuar njerëzit në nevojë po gjithashtu kanë dëshmuar kapacitetet e shtetit tonë për tu dalë në ndihmë miqve.

Veprimet  e tyre kanë treguar se ushtria jo vetëm që është e aftë të mbrojë kombin tonë nga kërcënimet e jashtme, por po ashtu e përkushtuar për të ofruar mbështetje edhe kombeve mike kurdo që ata kanë nevojë.

Ushtria jonë njihet për trimërinë dhe shërbimin e saj ndaj shtetit, por është dëshmuar edhe për të shërbyer edhe për popujt vëllazëror e miq në situata të jashtëzakonshme, siç ishte rasti me tërmetin në Shqipëri dhe këto ditë në tërmetin në Turqi e Siri”, tha presidentja Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori