eksperti ad

Nëse thua Mc Kresha patjetër që do të thuash edhe Lyrical Son dhe anasjelltas. Gjatë gjithë viteve të karrierës së tyre kanë treguar që miqësia dhe respekti për njëri-tjetrin shkon përtej artit që bëjnë.

Këtë e vërtetuan edhe në studion e Luana Vjollcës duke u përfshirë në lojërat e “Shiko kush LUAN”. Ata ishin përballë njëri-tjetrit në lojën “Shiko kush përgjigjet” dhe me plot humor e seriozitet kur duhej, u përgjigjën për t'u dhënë pikë skuadrave të tyre.


Kështu mësuam se ata janë njohur në vitin 2000 dhe që atëherë u bënë të pandashëm, se tregu muzikor në Shqipëri e Kosovë nuk është aspak i tejmbushur, sipas tij, madje është në kulmin e tij. Klikimet dhe blerja e tyre janë evidente në tregun tonë muzikor, por njerëzit që vijnë në koncerte janë klikimet e MC Kreshës dhe Lyrical Son.

Për Festimin, arritja më e madhe në jetë është të qenit baba, me shumë humor tregoi se pa dashje ka dërguar një mesazh ish të dashurës e më pas e ka fshirë, vajza më seksi në skenën shqiptare është Angela Martini.

E veç të gjithave të dy kanë të njëjtat prioritete: Familjen, karrierën e në fund paratë. E gjithë loja u realizua me sportivitet dhe humor çka na tregoi edhe një here pse funksionojnë kaq mirë Mc Kresha dhe Lyrical Son. /TopChannel/