Mbyllet pjesa e parë: Arsenali po e dominon Tottenhamin

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin mes Tottenhamit dhe Arsenalit që po zhvilohet në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.
The Gunners kanë shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsi prej dy golave dhe duket se e kanë fituar këtë takim.
Ishte minuta e 14-të e takimit, kur Hugo Lloris bëri një gabim trashanik, duke e futur topin në rrjetën e tij, nga një goditje e devijuar.
Topçinjtë vazhduan me presion të lartë ndaj Spurs, duke goditur shtyllën me anë të Thomas Parteyt (25’).
Ishte minuta e 36-të e takimit, kur Bukayo Saka asistoi te Martin Odegaard, që realizoi për 2-0.
Duke se pjesa e dytë do të ketë një intensitet më të lartë, pasi Antonio Conte do të kërkojë nga lojtarët e Tottenhamit që t’i kthejnë gjërat në favor të tyre. /Telegrafi/
https://twitter.com/StoolFootball/status/1614671088893702146






















































