LAJMI I FUNDIT:

Mbulesa e motorit bie nga aeroplani dhe godet krahun e tij – tmerrohen pasagjerët e linjës ajrore amerikane

Mbulesa e motorit bie nga aeroplani dhe godet krahun e tij – tmerrohen pasagjerët e linjës ajrore amerikane

Mbulesa e motorit të një aeroplani ka rënë dhe ka goditur krahun e tij menjëherë pas ngritjes nga SHBA-ja.

Bëhet e ditur se në bordin e aeroplanit Boeing ndodheshin rreth 135 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.


Pas incidentit në linjën ajrore Southwest, aeroplani u detyrua të bënte një kthesë të papritur. Ai u ul i sigurt dhe pasagjerët arritën në destinacionin e tyre në Teksas me një tjetër aeroplan.

Fatmirësisht, askush nuk është lënduar, por Administrata Federale e Aviacionit ka nisur një hetim për atë që ndodhi, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Ne kërkojmë ndjesë për vonesën, por përparësia jonë mbetet siguria e klientëve dhe punonjësve tanë”, tha në një deklaratë linja ajrore.

Të dhënat tregojnë se aeroplani kishte filluar të funksiononte në vitin 2015, megjithatë, kompania nuk ka pranuar të deklarojë se kur motori i tij ishte mirëmbajtur për herë të fundit.

Ndryshe, ky ishte incidenti i dytë në më pak se dy javë.

Tre ditë më parë, një nga këta aeroplanë ndërpreu fluturimin pas një zjarri në motor. Edhe dy fluturime të tjera të ngjashme me 22 dhe 25 mars janë anuluar shkaku i problemeve me motorin.

Kjo pasi Boeing 737-800 vuan nga një mori problemesh të ndryshme.

Në janar, dritarja e aeroplanit u thye duke dërguar në plagosjen e gjashtë anëtarëve të ekuipazhit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori