Babai i Andrija Zikoviq, anësor 19-vjeçar, i cili është lidhur me një transferim te Real Madridi, ka akuzuar klubin nga Beogradi për mënyrën e menaxhimit të lojtarëve gjatë viteve të fundit.

Matija Nastasiq u largua nga Partizani për Fiorentinën në vitin 2011, derisa Lazar Markoviq dhe Aleksandar Mitroviq u shitën te Benfica dhe Anderlechti dy vjet më vonë.


Markoviq dhe Mitroviq më pas janë transferuar te Liverpooli dhe Newastle, derisa Zikoviqi ka fajësuar klubin për shitjen e aseteve për një kohë shumë të shpejtë.

Në një letër të hapur të publikuar nga gazeta “Blic” e Serbisë, Jovica Zivkoviq, ka shkruar: “Matija Nastasiq u largua nga klubi për një lavatriçe, pa luajtur asnjë ndeshje për Partizanin”.

“Një njeri i përfshirë drejtpërdrejt në transferimin e tij më ka treguar se si familja e Nastasiqit ishte e varfër dhe se një ditë u ishte prishur makina për larjen e rrobave. Disa agjentë e shfrytëzuan këtë dhe e morën djaloshin nën kujdestarinë e tyre”.
“Askush nga Partizani nuk merret me këto gjëra. Do të ishte e natyrshme nëse trajneri do të dinte situatën e familjes së lojtarëve, sesa agjentët”, ka shtuar ai.

“Dyshoj se trajnerët informojnë agjentët dhe menaxherët kur shfaqet ndonjë talent, para se ta informojnë klubin e tyre”.
 

telegrafi sport app