LAJMI I FUNDIT:

‘Mbretërit’ pushtojnë botën (Video)

‘Mbretërit’ pushtojnë botën (Video)

Real Madrid ka arritur ta fitojë për herë të dytë në histori të vet trofeun e Kupës së Botës për Klube.

Kampionët e Evropës kanë mposhtur në finale skuadrën japoneze Kashima 4-2, vetëm pas kohë shtesë.


Ndeshja filloi me një dominim nga kampioni i Evropës, Real Madrid.

Vetëm pas nëntë minutash lojë, spanjollët arritën të shënonin edhe golin e parë në ndeshje.

Ndodh për herë të parë në futboll, katër zëvendësime në finale (Foto)
Lexo po ashtu Ndodh për herë të parë në futboll, katër zëvendësime në finale (Foto)

Një goditje e fuqishme nga Luka Modric nuk arriti të ndalej mirë nga portieri japonez, i cili devijoi topin deri te Benzema që shënoi me lehtësi për 1-0.

‘Los Blancos’, tentonin të shënonin golin e dytë për por një gjëje të tillë nuk ia arritën në pjesën e parë.

Përderisa Reali nuk arriti të shënoi më, ishin vendasit që barazuan rezultatin në minutën e 44-të, nëpërmjet mesfushorit Gaku Shibasaki.

Me rezultatin e barabartë 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Kashima arriti ta shënoi golin e epërsisë së parë në këtë takim.

Ishte përsëri reprezentuesi japonez, Gaku Shibasaki që shënoi një gol të bukur pas një aksioni të mirë.

Por epërsia e vendasve nuk zgjatë më shumë se tetë minuta, pasi Real Madridi arriti të barazoi nga penalltia.

Talenti spanjoll Lucas Vasquez u ndalua në zonë nga Yamamoto dhe gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë i saktë ishte futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo që barazoi shifrat në 2-2.

Në minutën e 88-të, Fabricio i vendasve kishte një rast të artë shënimi, kur goditi bukur por Keylor Navas shpëtoi Real Madridin.

Kësisoj 90 minutat e kësaj finale përfunduan në barazim dhe ndeshje shkoi në kohën shtesë dy herë nga 15 minuta.

Me të filluar loja e shtesë, Cristiano Ronaldo arriti të shënoi golin e epërsisë për 3-2 pas një asistimi nga Karim Benzema në minutën e 98-të.

Ndërkohë gjashtë minuta më vonë, ‘Los Blancos’, shënuan edhe njëherë me portugezin Ronaldo që kompletoi het-trikun e tij.

Ky trofe ishte i dyti për Real Madridin, pasi të parin e kishte fituar dy vite më parë pasi mposhti në finale skuadrën argjentinase San Lorenzo./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori