LAJMI I FUNDIT:

‘Mbretërit’ i kthehen fitoreve në La Liga (Video)

‘Mbretërit’ i kthehen fitoreve në La Liga (Video)

Real Madrid ka shënuar fitore 2-1 në shtëpi ndaj Malagas, falë dy golave të kapitenit, Sergio Ramos.

Pjesa e parë e takimit i takoi në tërësi skuadrës së Zinedine Zidane që dominuan ndeshjen, ku shënuan edhe dy gola.


Ishte kapiteni i skuadrës, Sergio Ramos, i cili shënoi të dy golat për ‘Mbretërit’, ku i pari erdhi në minutën e 35-të me kokë pas harkimit të Toni Kross, teksa i dyti nga afërsia në minutën e 43-të poashtu nga asistimi i gjermanit.

Heroi i Realit, kapiteni Ramos

Në pjesën e dytë e dytë skuadrat ishin më të barabarta, ku Malaga kërkonte me çdo kusht një gol për të hyrë në lojë, teksa Reali me qetësi donte të mbante epërsinë.

Ashtu edhe ndodhi dhe mysafirët arritën të gjejnë golin e parë me anë të mesfushorit Juanpi, i cili shënoi në minutën e 63-të nga afërsia për të ngushtuar rezultati në 2-1.

Festa e Juanpit pas golit

Deri në fund të ndeshjes të dy skuadrat patën edhe shumë raste të tjera për gol, por pa arritur të shënojnë më dhe kështu Reali arriti të marr një fitore të madhe 2-1 ndaj Malagas për të ndenjur e qetë në pozitën e parë me 43 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani e bën prioritet transferimin e lojtarit që ka dështuar keq te Manchester United

Milani e bën prioritet transferimin e lojtarit që ka dështuar keq te Manchester United

Serie A
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Sportet Luftarake
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

La Liga
Qindra mijëra tifozë po krijojnë atmosferë të zjarrtë, Real Madridi po feston titullin e 36-të në histori të klubit

Qindra mijëra tifozë po krijojnë atmosferë të zjarrtë, Real Madridi po feston titullin e 36-të në histori të klubit

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Kalo në kategori