LAJMI I FUNDIT:

Mbrëmje boksi në Pejë: Shpëtim Shala kundër Chiotchan

Mbrëmje boksi në Pejë: Shpëtim Shala kundër Chiotchan

Të premten, me 28 korrik 2017 në palestrën “Karragaçi” të Pejës, në shtëpinë e gjigantit të basketbollit kosovar KB Peja, do të “kërset” boksi!

Shpëtim Shala (31 vjeçar), boksieri Profesionist nga Peja, i cili jeton në Vjenë të Austrisë, do e zhvillon duelin e 25 si profesionist pikërisht në vendlindje në Pejë dhe këtë jo-rastësisht në kohën kur shumë bashkatdhetarë gjinden atje.

“Fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit është koha kur në Pejë dhe në mbarë Kosovën gjinden më së shumti bashkatdhetar që jetojnë në Diasporë, prandaj e vendosa që duelin tim të radhës ta zhvilloj atje dhe jam shumë i lumtur se kjo po bëhet e mundur. Shpresoj që salla të jetë e stërmbushur dhe të kemi një mbrëmje të bukur sportive”, tha Shpëtim Shala, 12 ditë para duelit.

Shala i cili kësaj radhe do të garon në kategorinë super të mesme, do të ketë për kundërshtar 33 vjeçarin Chiotcha nga Malawi i Afrikës, një shtet i cili e ka njohur Kosovën kohë më parë. Chiotcha është Nr. 1 në këtë kategori në Malawi dhe me 21 duele profesioniste edhe ai e sjell një provoj të mirë më vete.

Në duelin e dytë kryesor të mbrëmjes, do të ngjitet në ring një boksier shqiptar me prejardhje nga Prizreni, i cili është i lindur dhe jeton në Basel të Zvicrës, fjala është për 26 vjeçarin Faton Vukshinaj.

Pas gjithsej 70 dueleve në boksin amator si dhe në kikboks ku arriti të bëhet edhe kampion bote, Vukshinaj ka kaluar në disiplinën më të lartë të sporteve luftarake, në boksin profesionist, me 4 Shkurt 2017 dhe nga ajo ditë deri tani i ka zhvilluar 3 duele, i ka arritur 3 fitore dhe të gjitha me K.O.

Vukshinaj është një shpresë e madhe e peshave të mesme (72 kg) i cili krahas goditjes të fuqishme që e ka, posedon edhe aftësi ta hatashme teknike dhe cilësohet për qëndrueshmëri të fortë edhe ndaj kundërshtarëve të nivelit botërorë. Në Pejë, Vukshinaj ndeshet me kundërshtarin Limbani Masamba, poashtu nga Malawi. Masamba ka provoj shumë më të madhe se Vukshinaj në boksin profesionist, 11 fitore, 8 humbje, pra gjithsejt 19 duele karshi Vukshinaj me 3 duele profesioniste.

Pos Shalës dhe Vukshinaj në këtë mbrëmje do të ketë edhe disa duele të tjera atraktive, me Bernardin Jakaj, Edonis Beqiri etj. Gjithsësi një mbrëmje e shkëlqyer për boksdashësit e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë të cilët gjinden në pushime në vendlindjen e tyre dhe mund të kalojnë disa orë të bukura sportive në palestrën Karragaqi në Pejë.

Mbrëmja do të fillon nga ora 18:00 me 28 korrik 2017 “Palestra “Karragaqi” Pejë.

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori