Liverpooli nuk arriti më shumë se një barazim 0-0 ndaj Evertonit në Godison Park në kuadër të Ligës Premier.

Më së shumti ky rezultat gëzoi vendasit të cilët renditen në mesin e tabelës, por qëllimi i tyre ishte të mos lejojnë Reds të fitojnë dhe kështu të marrin primatin në kampionat.


Në fund të ndeshjes një djalosh i cili mbledh topat te Evertoni duartrokiti në mënyrë ironike trajnerin Jurgen Klopp.

Klopp  (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Normalisht që kjo nuk i pëlqeu fillimisht trajnerit gjerman, i cili iu afrua djaloshit me qëllimin për t'i treguar se kjo nuk ishte sjellje e mirë nga ai.

Por, djaloshi vazhdoi dhe trajneri i Liverpoolit nuk i mbeti gjë tjetër vetëm ta marrë me sportivitet.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Klopp është kundër Burnleyt.

Aktualisht Reds renditen në vendin e dytë me 70 pikë, një më pak se Manchester City që në xhiron e ardhshme luajnë kundër Watforidit. /Telegrafi/

telegrafi sport app