LAJMI I FUNDIT:

Mbappe ‘godet’ klubin francez, teksa flet për të ardhmen, PSG-në dhe ambicien për Topin e Artë

Mbappe ‘godet’ klubin francez, teksa flet për të ardhmen, PSG-në dhe ambicien për Topin e Artë

Pas marrjes së çmimit për lojtarin më të mirë francez të sezonit 2022/2023 të dhënë nga L’Equipe dhe France Football, Kylian Mbappe dha një intervistë për këto dy media, në të cilën ai analizoi sezonin e tij, shpjegoi ndjenjat e tij dhe tregoi ambicien e tij për të fituar gjithmonë.

Emri i Mbappes është më i përfoluri në këtë muaj, pasi ka vendosur të mos rinovojë kontratën dhe Paris Saint-Germain synon ta shesë këtë verë për të mos e lënë të largohet falas në verën e ardhshme.


Real Madridi ka qenë klubi që Mbappe është lidhur më së shumti dhe për këto thashetheme, të ardhmen, Topin e Artë, Ligën e Kampionëve dhe shumëçka tjetër ka folur vet Mbappe në një intervistë së fundmi.

Al-Khelaifi mesazh të drejtpërdrejt Mbappes: Ose vazhdon kontratën, ose shitet këtë verë – falas nuk largohet
Lexo po ashtu Al-Khelaifi mesazh të drejtpërdrejt Mbappes: Ose vazhdon kontratën, ose shitet këtë verë – falas nuk largohet

“Sezoni i fundit në Ligue 1? Është shumë e thjeshtë, unë jam konkurrues, kur luaj, luaj për të fituar. Dhe nuk ka rëndësi me kë luaj, nuk ka rëndësi fanella ime, nuk ka rëndësi se ku, pavarësisht viteve, nuk kënaqem kurrë me fitoren. Shkoj me pushime, bëj një këndellje, rikuperoj energjinë dhe kthehem me urinë që e dinë të gjithë”, ka thënë fillimisht Mbappe për L’Equipe.

“Unë jam gjithmonë i pakënaqur, kështu që kurrë nuk jam i impresionuar me atë që bëj. Tashmë është çelësi i parë për të kuptuar veten sepse çdo gjë që bëj, i them vetes se mund ta bëj përsëri dhe më mirë. Unë kam këtë uri për të fituar”.

“Nuk dua të jem në një ekip vetëm për të marrë pjesë. Prandaj ndonjëherë njerëzit mendojnë se jam arrogant. Unë nuk kam frikë nga dështimi, është pjesë e karrierës së një futbollisti. Por unë kam bindjen e thellë se kam lindur për të fituar dhe dua t’ua tregoj të gjithëve”.

Mbappe foli edhe në lidhje me skuadrën e tij aktuale, PSG-në dhe dëshirën e paplotësuar ende për të fituar Ligën e Kampionëve.

“Nuk e di se çfarë i mungon PSG-së për të fituar Ligën e Kampionëve, kjo nuk është çështje për mua. Duhet të flasësh me njerëzit që bëjnë ekipin, që organizojnë skuadrën, që ndërtojnë këtë klub. Unë thjesht përpiqem të bëj punën time në mënyrën më të mirë të aftësive të mia. Isha lojtari më i mirë, golashënuesi më i mirë për vitin e pestë radhazi në Ligue 1”.

Mbappe mendon se do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë
Lexo po ashtu Mbappe mendon se do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë

Topi i artë

Mbappe konsideron se të luajë në Ligue 1, një kampionat që nuk tërheq interesin e të tjerëve si ndoshta Liga Premier apo La Liga, nuk e ndihmon atë në votën për Topin e Artë, por ai shpreson ta fitojë atë një ditë.

“A i normalizojnë njerëzit paraqitjet e mia? Po, por në të njëjtën kohë nuk i fajësoj ata. Në Francë, njerëzit më kanë parë të rritem, më shohin gjatë gjithë kohës, në PSG çdo fundjavë ose me ekipin kombëtar. Dhe unë kam shënuar prej vitesh shumë gola. Pra, për njerëzit po bëhet diçka normale. Nuk jam ankuar asnjëherë se i banalizojnë paraqitjet e mia”.

“Mendoj se të luash për PSG-në nuk ndihmon shumë, sepse është një ekip i ndarë, një klub i ndarë. Pra, sigurisht, kjo tërheq thashethemet, por nuk më intereson sepse e di se çfarë bëj dhe si e bëj”, përfundon sulmuesi francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori