LAJMI I FUNDIT:

Mbappe dhe Fabinho te PSG për 205 milionë euro

Mbappe dhe Fabinho te PSG për 205 milionë euro

Paris Saint-Germain sipas medieve angleze e kanë mbyllur marrëveshjen me Kylian Mbappe dhe Fabinho nga Monaco.

Daily Record shkruan se tashmë marrëveshja është mbyllur dhe lojtarët do të bashkohen me klubin në ditët në vijim.


Blerja e Fabinhos do t’i kushtojë PSG-së 55 milionë euro.

Sa i përket Mbappes, klubi i PSG-së do të paguajë tri herë më shumë, 150 milionë euro.

PSG do ta arrijë shifrën e harxhimeve këtë verë mbi 400 milionë euro. /Telegrafi/