LAJMI I FUNDIT:

Maxi Lopez thotë se e ka falur Icardin për tradhtinë skandaloze me ish-gruan e tij, Wanda Nara

Maxi Lopez thotë se e ka falur Icardin për tradhtinë skandaloze me ish-gruan e tij, Wanda Nara

Maxi Lopez konfirmon se ai ka “falur” ish-shokun e skuadrës së Sampdoria, Mauro Icardi, pas grindjes publike të çiftit për bukuroshen Wanda Nara.

Icardi kishte një lidhje me Wandan ndërsa ajo ishte e martuar me Lopezin dhe ata ishin kolegë, por ish-sulmuesi i Milanit siguroi se nuk kishte asnjë armiqësi mes ish-shokut të tij.


“Zgjodha të isha i lumtur dhe bëra një zgjedhje jetese. Gjërat mund të shkojnë mirë ose keq”, tha Maxi për Club 947.

Maxi Lopez (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

“Marrëdhënia ime dështoi, por u bëra baba nga ajo. Ishte thjesht një situatë. Gjërat vazhdojnë dhe unë zgjodha të jetoj kështu: me energji të mirë”.

“Unë mendoj se zgjodha opsionin më të mirë. Të gjithë kanë probleme dhe komplikime, por jeta juaj zhvillohet bazuar në mënyrën se si i përballoni ato”, tregoi tutje Lopez.

“Unë e kam falur Icardin dhe nuk kam probleme me të. Objektivi im në jetë, përveç futbollit, në një kuptim njerëzor, është të përpiqem të gjej dhe t’u dhuroj lumturi fëmijëve të mi”, shtoi futbollisti.

Mauro Icardi dhe Wanda Nara (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Objektivi i vetëm që kam është ai. Pjesa tjetër tashmë ka kaluar për mua. Është një faqe që e ktheva shumë kohë më parë dhe nuk ka asnjë lloj presioni për mua”.

35-vjeçari u kthye në Itali gjatë verës, duke iu bashkuar Serot B Crotone. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori