LAJMI I FUNDIT:

Maurizio Sarri: Hudson-Odoi mund të luajë kundër Liverpoolit

Maurizio Sarri: Hudson-Odoi mund të luajë kundër Liverpoolit
Callum Hudson-Odoi (Foto by Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Ai konsiderohet si një ndër talentet e së ardhmes së klubit londinez dhe Anglisë.

Menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri thotë se Callum Hudson-Odoi do të paraqitet në ndeshjen kundër Liverpoolit.


Hudson-Odoi mungoi në fitoren 1:0 kundër Slavia Pragës në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Evropës.

“Sipas mendimit tim ai duhej të pushonte. Gjithashtu jashtë ishte edhe Emerson, sigurisht që Hudson është në mendjen time për ndeshjen e ardhshme, por duhet ta shoh në dy sesionet e fundit të stërvitjeve”, pohoi strategu italian.

Theksojmë se Marcos Alonso shënoi golin e triumfit gjatë mbrëmjes së kaluar kundër ekipit çek. /Telegrafi/