LAJMI I FUNDIT:

Matematikisht – Chelsea mund të bije në Championship

Matematikisht – Chelsea mund të bije në Championship

Chelsea ende mund të bjerë nga Liga Premier këtë sezon, ndërsa përgatitet për një makth.

Frank Lampard u kthye në Stamford Bridge në fillim të këtij muaji pas shkarkimit të Graham Potter.


Por trajneri i përkohshëm, i cili është në krye vetëm deri në fund të sezonit, ka humbur të pesë ndeshjet e para.

Bashkëpronari i Chelseat pyetet nga tifozi se kush do të jetë trajneri i ri - Behdad Eghbali i kthen përgjigje
Lexo po ashtu Bashkëpronari i Chelseat pyetet nga tifozi se kush do të jetë trajneri i ri - Behdad Eghbali i kthen përgjigje

Dhe fitorja 4-3 e Crystal Palace ndaj West Hamit të shtunën i çoi ata mbi Chelsean, duke i lënë fituesit e Ligës së Kampionëve të vitit 2021 në vendin e 12-të.

Ata kanë ende një diferencë prej 10 pikësh në zonën e rënies – e cila është e pushtuar nga Leicester, Everton dhe Southampton.

Por, matematikisht ata ende mund të bien në Chmapionship.

Dhe frika e një rënieje të jashtëzakonshme nga kategoria bëhet një propozim edhe më realist kur merret parasysh ndeshjet e ardhshme të Chelseat.

Chelsea është në një formë tronditëse me afrimin e fundit të sezonit

Lojtarët e Lampardit përballen me katër top ekipe në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit të sezonit.

Ata udhëtojnë te liderët e Ligës Premier, Arsenali, të martën, përpara një ndeshjeje tjetër jashtë fushe në Bournemouth – të cilët kanë fituar katër nga gjashtë të fundit.

Chelsea pastaj pret Nottingham Forestit në Stamford Bridge më 13 maj me skuadrën e Steve Cooper që pritet të jetë ende duke luftuar për të mos rënën nga liga.

Dhe nëse ata do të vazhdojnë të rrëshqasin në tabelë pas përplasjes së Forestit, tre ndeshjet e tyre të fundit duken tepër ogurzezë.

Pesë yjet që Pochettino mund t'i largojë nga Chelsea në verë
Lexo po ashtu Pesë yjet që Pochettino mund t'i largojë nga Chelsea në verë

Udhëtimet në Manchester City dhe Manchester United pasohen në ditën e fundit nga një ndeshje kundër Neëcastle në Stamford Bridge.

Humbja e të gjitha ndeshjeve të tyre të mbetura mund ta lërë Chelsean rrezikshëm afër rënies dhe të sjellë frikë reale për rënien në nivelin e dytë për herë të parë në 35 vjet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori