Mashtruesit në rrjetet sociale vodhën të paktën 770 milionë dollarë në vitin 2021
Mashtrimet në rrjetet sociale janë në rritje dhe mashtruesit kanë arritur të vjedhin qindra miliona dollarë.
Viti i kaluar ishte i “suksesshëm” për mashtruesit në rrjetet sociale dhe sipas FTC, më shumë se 95 mijë persona humbën gjithsej 770 milionë dollarë për shkak të mashtruesve. Kjo është më shumë se dyfishi, gjegjësisht gjatë vitit 2020 ishin vjedhur 258 milionë dollarë.
Në raportin e FTC-së nuk thuhet pse pati një rritje kaq të madhe në vitin 2021, por u tha se numri i mashtrimeve të raportuara është rritur ndjeshëm në pesë vitet e fundit. Gjithashtu, ka pasur një rritje të madhe të mashtrimeve në lidhje me “investimet e rreme në kriptovaluta”, dhe 285 milionë dollarë shkojnë për këto mashtrime investimesh, pothuajse një e treta e shumës totale prej 770 milionë dollarësh.
Janë shtuar edhe mashtrimet “romantike”. “Mashtrimet zakonisht fillojnë kur një person në dukje miqësor telefonon përdoruesin, i ndjekur nga një bisedë e këndshme dhe më pas një kërkesë për para”, tha FTC. Dominon edhe mashtrimi që lidhet me blerjet online dhe më së shumti bëhet fjalë për “produkte të padorëzuara” që janë blerë në bazë të reklamave në rrjetet sociale.
Facebook dhe Instagram janë të vetmet platforma të listuara në raport. “Më shumë se një e treta e njerëzve që u mashtruan nga romancat në internet në 2021 pretendojnë se gjithçka filloi në Facebook dhe Instagram”, zbulon FTC.
Këto dy platforma janë gjithashtu vendi më i zakonshëm i mashtrimit në lidhje me mallrat e blera të padorëzuara dhe përbëjnë nëntë nga dhjetë raporte.
“Ne kemi drejtuar burime të konsiderueshme për të luftuar mashtrime dhe abuzime të tilla. Ne po shkojmë përtej pezullimit dhe fshirjes së profileve, faqeve dhe reklamave. Ne po marrim masa ligjore kundër atyre që janë përgjegjës dhe ne gjithmonë inkurajojmë njerëzit të raportojnë një sjellje të tillë kur e vërejnë atë”, thuhet në deklaratën e Meta-s.
Përdoruesit këshillohen të “kyçin” profilet e tyre dhe të kenë kujdes në rast të kërkesave për para, sidomos kur bëhet fjalë për kupona kriptomonedhash apo dhuratash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Sa është çmimi i iPhone 15 në SHBA, Gjermani dhe Britani?
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Qeni robot bëhet me gëzof
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City