Mashtronin qytetarët me kontrata të rreme, arrestohen dy persona në Gjilan

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka zbuluar një rast të mashtrimit me pasoja financiare për qytetarët e rajonit.
Sipas njoftimit të Policisë, pas disa muajsh hetime, autoritetet kanë siguruar prova të besueshme ndaj dy personave të dyshuar G.J. (1986) dhe A.A. (2000), të cilët dyshohet se përmes paraqitjeve të rreme dhe mashtruese kanë shtyrë qytetarë të ndryshëm të nënshkruajnë kontrata dhe të paguajnë avanse për produkte që kurrë nuk u janë dorëzuar.
Të dyshuarit kanë mashtruar qytetarë në komunat e Gjilanit dhe Vitisë, duke i futur në obligime kontraktuale me vlerë totale 24,607 euro, ndërsa nëntë prej tyre kanë paguar paraprakisht shuma në vlerë 3,494 euro, pa marrë produktet dhe dhuratat e premtuara.
Bazuar në veprimet e dokumentuara, ndaj të dyshuarve është ngritur dyshimi i bazuar për kryerjen e veprave penale.




















































