LAJMI I FUNDIT:

Martinez largon nga ekipi i Portugalisë tetë yje, thotë se nuk i duhen aktualisht

Martinez largon nga ekipi i Portugalisë tetë yje, thotë se nuk i duhen aktualisht

Portugalia fitoi 5-2 ndaj Suedisë në miqësoren e së enjtes, gjë që ka bërë që Roberto Martinez të bëjë disa ndryshime për ndeshjen ndaj Sllovenisë që luhet të martën.

Tetë lojtarë shumë të rëndësishëm, mes të cilëve Bernardo Silva, Bruno Fernandes dhe Rafael Leao, nuk do i duhen Martinezit për miqësoren e radhës.


Vendimi në fjalë është komunikuar nga Martinez dhe ky është një vendim taktik i tij , që dëshiron të provojë lojtarë të tjerë në këtë ndeshje miqësore.

“Është e rëndësishme të punohet në koncepte të ndryshme edhe sepse Sllovenia ka një strukturë shumë të ngjashme me atë të Suedisë, me dy sulmues”.

“Për këtë arsye kam vendosur që një pjesë e lojtarëve që luajtën në miqësoren e parë të jenë pushim në takimin e dytë të Portugalisë dhe ata janë Bernardo Silva, Ruben Dias, Joao Palhinha, Nelson Semedo, Toti Gomes, Rafael Leao, Bruno Fernandes dhe Gonçalo Ramos”, deklaroi Martinez.

Në një situatë të tillë, lojtarët në fjalë do të duhet të rikthehen te klubet e tyre, ku do të vazhdojnë punën me ekipet e tyre përkatëse. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori