LAJMI I FUNDIT:

Martin Garrix flet për bashkëpunimet me Bebe Rexhën dhe Dua Lipën: Nuk mund të zgjedh në mes të atyre dyjave

Martin Garrix flet për bashkëpunimet me Bebe Rexhën dhe Dua Lipën: Nuk mund të zgjedh në mes të atyre dyjave
Në të majtë: Martin Garrix dhe Dua Lipa, në të djathtë: Martin Garrix dhe Bebe Rexha (Foto: Dua Lipa/Bebe Rexha/Instagram)

DJ i famshëm botëror, Martin Garrix, ka në diskografinë e tij dy bashkëpunime shumë të suksesshme me dy artiste shqiptare.

Bëhet fjalë për “In The Name Of Love”, bashkëpunim i vitit 2016 me artisten Bebe Rexha dhe “Scared To Be Lonely”, në vitin 2017 me të famshmen Dua Lipa.


Martin Garrix, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka folur së fundmi mbi këto dy bashkëpunime, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme ndër vite.

“Ishte e mahnitshme të punoja me të dyja. Ato janë kaq të talentuara dhe absolutisht po e çajnë tregun botëror. Jam super krenar që kam këngë me të dyja”, ka thënë DJ me prejardhje holandeze për Telegrafin.

Martin Garrix intervistë ekskluzive për Telegrafin: Eksperienca në Euro 2020, bashkëpunimet me shqiptaret e famshme dhe kujtimet nga performanca në Kosovë
Lexo po ashtu Martin Garrix intervistë ekskluzive për Telegrafin: Eksperienca në Euro 2020, bashkëpunimet me shqiptaret e famshme dhe kujtimet nga performanca në Kosovë

Ndërkohë, i ngacmuar me pyetjen se cilën do zgjidhte si më të mirën mes këtyre dy këngëve, Garrix iu shmang përzgjedhjes me mjaft diplomaci.

“Kjo është si të zgjedhësh mes dy fëmijëve, i dua të dy këto bashkëpunime”, është shprehur Martin për Telegrafin.

I njëjti gjatë intervistës, ka folur gjithashtu edhe për eksperiencën e tij të fundit në Kosovë, kur në vitin 2018 erdhi për të performuar për festivalin “Sunny Hill”.

View this post on Instagram

A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)

“Sunny Hill ishte një festival kaq i mahnitshëm dhe Kosova është vërtet e bukur. Mezi pres të kthehem në turne dhe më në fund të jem në gjendje të festojmë së bashku përsëri”, ka thënë Garrix.

Martin përndryshe së fundmi ishte edhe kompozitori i këngës zyrtare të kampionatit Euro 2020, duke realizuar këngën me titull “We Are The People” në bashkëpunim me grupin e faamshëm U2. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
Kalo në kategori