0Shares

KB Rahoveci ka konfirmuar transferimin e Mark Williams (nga Temple, Philadelphia), i cili është i njohur për basketbollin kosovar.

Ai në gjysmën e parë të sezonit zhvilloi 10 ndeshje me KB Trepçën, me mesatare prej 23.8 pikë, 8.1 kërcime, 3.2 asistime dhe 1.9 topa të vjedhur, thuhet në një njoftim të klubit në Facebook.

“Këto muajt e fundit kanë qenë me batica dhe zbatica për mua, i kam tejkaluar të gjitha”.

“Jam skajshmërisht falënderues që kam rastin ta vazhdoj karrierën time basketbollistike”.

“KB Rahoveci jam rrugës! Ultras Vreshtarët le të kënaqemi bashkë dhe të bëjmë kujtime të bukura së bashku”, është shprehur Mark Williams për faqen zyrtare të klubit.

Williams do të debutojë pikërisht ndaj Trepçës, të enjten në palestrën Minatori.

Rahoveci është i treti në tabelë me 30 pikë, nga 11 fitore dhe tetë humbje të arritura në 19 ndeshje të zhvilluara.

Sigal Prishtina vazhdon të jetë lider i pakontestueshëm me 19 fitore nga po aq ndeshje dhe numëron 38 pikë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)