Marihuanë në veturë, Deontay Wilder dënohet me 60 orë në shërbim komunitetit

Një goditje e rëndë për kampionin e peshave të rënda të versionit WBC, Deontay Wilder.
Boksieri u kap nga policia me marihuanë dhe u dënua dhe me 60 orë shërbim në komunitet.
Një goditje kjo për imazhin e boksierit 31 vjeçar, i cili po përgatitet për një duel të madh kundër kamionit britanik Anthony Joshua.

Për më tepër që gjykata vendosi që ai do të qëndrojë në lirim me kusht për dy vjetët e ardhshme.
Në qershor, boksieri u ndalua nga policia amerikane pasi makina e tij i kishte xhamat e zinj.
Pas kontrolleve të imtësishme nga punonjësit e policisë në automjetin e Wilder u gjet dhe lëndë narkotike. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































