LAJMI I FUNDIT:

Mariah Carey: Vuaj prej 17 vitesh nga çrregullimi bipolar

Mariah Carey: Vuaj prej 17 vitesh nga çrregullimi bipolar
Mariah Carey (Foto: Getty Images)

Këngëtarja e njohur Mariah Carey ka zbuluar së fundmi se vuan nga çrregullimi bipolar.

Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “People”, ku ka thënë se këtë diagnozë e kishte marrë vesh që në vitin 2001.


Mariah Carey (Foto: Getty Images)

Ky diagnostifikim kishte ndodhur rastësishëm kur këngëtarja ishte shtruar në spital si pasojë e një ezaurimi emocional dhe fizik, pas xhirimeve të filmit “Glitter”.

“Jetoja duke e mohuar faktin, në izolim dhe me frikën e vazhdueshme se dikush do të më ekspozonte”, ka thënë Carey për revistën e cila merret me yjet.

“Ishte një barrë shumë e rëndë për t’u mbajtur dhe unë nuk mund ta bëja më. Kërkova të kurohem, e rrethova veten me njerëz pozitivë dhe iu riktheva pasionit tim, muzikës”, ka shtuar ajo.

Tutje, këngëtarja Carey tregoi se po merrte ilaçe për çrregullime bipolare të llojit të dytë, që karakterizohet nga ndryshme më pak të rënda humori, mes hiperaktivitetit dhe depresionit.

Mariah Carey (Foto: Getty Images)

“Për vite me radhë mendova se vuaja nga çrregullime të mëdha gjumi, por nuk nuk bëhej fjalë për pagjumësi normale. Irritohesha shumë shpejt dhe jetoja me frikën e vazhdueshme se mos zhgënjeja njerëzit e afërt. Rezultoi se vuaja nga një lloj manie. Në atë gjendje mund të godisja murin”, ka përfunduar Carey.

Çrregullimi bipolar (i njohur edhe si maniako-depresioni) shkakton ndërrime serioze në humor, energji, të menduar dhe sjellje. Simptomat nga e cila manifestohet kjo sëmundje janë: ndjenja e trishtuar, nervozizmi, paaftësia për të përjetuar kënaqësi, lodhja apo humbja e energjisë, oreksi dhe ndryshimet në peshë, problemet me gjumin, përqendrimet dhe problemet me memorie, ndjenja e pavlefshmërisë ose fajit, dhe mendimet e vdekjes ose vetëvrasjes.

Këtë rrëfim për “People” këngëtarja e bën për herë të parë pas disa vitesh të vështira në jetën e saj, si ndarja nga babai i dy binjakëve të saj, komediani Nick Cannon, dhe fejesa e shkurtër por që bëri shumë bujë në media, me miliarderin James Packer. /Telegrafi/