LAJMI I FUNDIT:

Marchisio: Vidal do t’i jepte shpirt mesfushës së Interit

Marchisio: Vidal do t’i jepte shpirt mesfushës së Interit

Claudio Marchisio beson se ish-shoku i tij i skuadrës të Juventusit, Arturo Vidal do t’i ‘jepte shpirt’ mesfushës së Interit, pasi edhe ashtu sipas tij Antonio Conte e ka përmirësuar klubin zikaltër.

Ylli i Barcelonës, Vidal ka qenë vazhdimisht i lidhur me një transferim në Guiseppe Meazza, pasi është negociuar edhe gjatë verës së kaluar dhe në janar.


“Vidal? Unë nuk do të doja ta shihja atë te Interi”.

 

“Arturo është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe do t’i jepte një shpirt të fortë mesfushës së Interit. Ai po bën mirë te Barca dhe është një nga ata lojtarët që gjithmonë do ta doje pranë vetes, gjë që e thoshte edhe Conte shumë shpesh”.

Do të ishte një ribashkim mes Vidal dhe Conte, dyshe e cila filluan ciklin e titujve te Juventusi.

“Unë mendoj se Conte 100 për qind e ka të përqafuar projektin e Interit”.

“Me të, Interi bëri një hap shumë të rëndësishëm në krahasim me vitet e fundit”, ka thënë Marchisio. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Shqiponja" e Ardian Ismajlit tërbon serbët - fotoja e albumit po shitet edhe në Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

Xhudo
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Kalo në kategori