LAJMI I FUNDIT:

Marchisio nuk e fsheh ambicien për të drejtuar Juventusin

Marchisio nuk e fsheh ambicien për të drejtuar Juventusin

Legjenda e Juventusit, Claudio Marchisio e ka pranuar se ambicia e tij është të bëhet trajner i klubit ku kaloi thuajse gjithë karrierën.

34-vjeçari ka ardhur nga akademia e Juventusit dhe ka luajtur mbi 10 vite në ekipin parë nga Torino duke fituar çdo trofe vendor.


Më pas, Marchisio u transferua te Zenit St. Peterbourg, ndërsa vitin e kaluar vendosi të pensionohet nga futbolli i luajtur.

Marchisio: Juventusi meriton ta fitojë Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Marchisio: Juventusi meriton ta fitojë Ligën e Kampionëve

Për jetën pas pensionimit dhe të ardhmen e tij ka folur vetë ish-mesfushori italian.

“Më mungon shumë dhoma e zhveshjes, sepse ti jeton punën tënde aty çdo ditë”, ka thënë fillimisht Marchisio.

I pyetur për një të ardhme si trajner, ish-mesfushori mezi pret atë rol.

“Nëse është Juventusi, atëherë po, por jo të gjithë mund të jenë trajner”, përfundoi italiani. /Telegrafi/