LAJMI I FUNDIT:

Marchisio i lutet Pogbas të rikthehet te Juventusi

Marchisio i lutet Pogbas të rikthehet te Juventusi

Paul Pogba ka dal hapur duke thënë se ai nuk është i lumtur me periudhën që po kalon te Manchester United.

Mesfushori francez e ka humbur rëndësinë që e kishte te Djajtë e Kuq, që prej transferimit të Bruno Fernandesit në janar nga Sporting Lisbona.


28-vjeçari ka thënë se ai po e kalon periudhën më të tmerrshme në karrierën e tij dhe që dëshiron që sa më shpejtë të largohet nga ajo gjendje.

Në këtë rast, Claudio Marchisio i ka reaguar në një postim të bërë në Twitter, duke i kërkuar që të rikthehet te Juventusi, aty ku kishin luajtur së bashku.

“Të lutem Paul Pogba. Eja te Juventusi, do të jesh përsëri i lumtur, po ashtu edhe unë”, ka shkruar italiani.

Pogba lidhet me një rikthim te Zonja e Vjetër, aty ku e kishte edhe kohën e artë të tij në karrierë, mirëpo në garë për të është edhe Real Madridi. /Telegrafi/