LAJMI I FUNDIT:

Marcelo nuk e dëshiron largimin nga Real Madridi

Marcelo nuk e dëshiron largimin nga Real Madridi
Marcelo (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Në sezonin e tij të 14-të në kryeqytetin spanjoll, Marcelo spekulohet se po shkon drejt largimit në këtë afat kalimtar, e që ky largim mund të ndodhë me arritjen e Ferland Mendyt.

Mbrojtësi brazilian ka thënë se ai është duke punuar shumë që të qëndrojë në Santiago Bernabeu, mirëpo kjo do të varet nga Zinedine Zidane.


“Ne jemi duke punuar shumë, duam të japim më të mirën këtu dhe qëllimi ynë është të fitojmë të gjithë titujt”, ka thënë Marcelo në një intervistë për “Real Madrid TV” .

Marcelo kundër Villarealit (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

“Nëse ne jemi në formë të mirë fizike, kjo do të na ndihmojë gjatë tërë sezonit dhe ne luajmë për t’i gëzuar tifozët tanë. Gjithmonë e kam thënë, unë jam duke përmbushur një ëndërr duke qenë në klubin më të mirë në botë”.

Arritja e Mendyt rrezikon pozitën e Marcelos te Reali
Lexo po ashtu Arritja e Mendyt rrezikon pozitën e Marcelos te Reali

“Është sezoni im i 14-të dhe kam të njëjtin entuziazëm si në ditën e parë që kam arritur. Kjo nuk ndryshon kurrë”, ka thënë më tej braziliani.

Marcelo në sezonet e kaluara ishte njëri ndër lojtarët kyçë të skuadrës, por në edicionin 2018/2019 pësoi një rënie të ndjeshme ne formë nën urdhrat e Julen Lopeteguit dhe Santiago Solarit deri në rikthimin e trajnerit francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori