LAJMI I FUNDIT:

“Maradona kishte një shans të mirë për të mbijetuar”, zbulohen detaje të shumta në hetimin rreth vdekjes së legjendës së futbollit

“Maradona kishte një shans të mirë për të mbijetuar”, zbulohen detaje të shumta në hetimin rreth vdekjes së legjendës së futbollit

Një hetim ka gjetur se legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona do të kishte ‘një shans më të mirë për të mbijetuar’ nëse ai do të kishte marrë kujdesin e duhur mjekësor dhe nuk do të lihej në “agoni” për të paktën 12 orë para vdekjes së tij.

Legjenda e Argjentinës sapo kishte dalë nga spitali kur vdiq në shtëpinë e tij nga një sulm në zemër në muajin nëntor, në moshën 60-vjeçare.

Në muajt pas vdekjes së tij, anëtarët e familjes së tij dhe miqtë e tij të ngushtë u ankuan se trajtimi mjekësor që ai mori ishte i papërshtatshëm për dikë me një shëndet kaq të dobët dhe se ai duhej të kishte qëndruar në spital më gjatë.

Dymbëdhjetë historitë që përcaktuan sportin më 2020 – Nga vdekja e Bryant dhe Maradonas, deri tek ndalimi i sportit dhe shpallja e Liverpoolit kampion
Lexo po ashtu Dymbëdhjetë historitë që përcaktuan sportin më 2020 – Nga vdekja e Bryant dhe Maradonas, deri tek ndalimi i sportit dhe shpallja e Liverpoolit kampion

Tani rezultatet e një hetimi janë botuar, duke gjetur se Maradona “do të kishte një shans më të mirë për të mbijetuar” po të kishte marrë “kujdesin e duhur mjekësor”.

Përkundrazi, kujdesi që ai mori ishte “i papërshtatshëm, i paplotë dhe i pamatur”.

Vendimi zbuloi se mjekët personalë ishin “qartë të vetëdijshëm se gjendja mund të bëhej fatale”, por ishin “indiferentë ndaj situatës dhe nuk e ndryshuan qasjen e tyre. Ata në thelb braktisën shëndetin e pacientit të tyre në një rast të pastër”.

Mjekët kishin këmbëngulur që Maradona kërkoi të lirohej nga spitali dhe të kthehej në shtëpinë e tij në Tigres.

'Videoja e fundit' e Diego Maradonas para vdekjes së tij
Lexo po ashtu 'Videoja e fundit' e Diego Maradonas para vdekjes së tij

Sidoqoftë, hetimi vendosi që Maradona “nuk ishte në kontroll të plotë të aftësive të tij mendore” në atë kohë dhe për këtë arsye “nuk ishte në gjendje të merrte vendime në lidhje me shëndetin dhe kujdesin e tij”.

Pjesa më tronditëse e vendimit zbuloi se ambulanca nuk u thirr për plot 12 orë pasi Maradona tregoi shenjat e para të dështimit të zemrës.

“Maradona kishte filluar të vdiste të paktën 12 orë para orës 12:30 më 25/11/2020, që do të thotë se ai tashmë po tregonte shenja të qarta të një periudhe agonie të zgjatur, kështu që mund të konkludojmë se pacienti nuk ishte kontrolluar në mënyrë adekuate para orës 12:30 më 25/11/2020”, thuhet në hetimin e bërë për vdekjen e legjendës argjentinase. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori