LAJMI I FUNDIT:

Manjola Nallbani flet për raportet me bashkëshortin

Manjola Nallbani flet për raportet me bashkëshortin
Manjola Nallbani (Foto: Instagram/manjolanallbani)

Këngëtarja Manjola Nallbani ka preferuar gjithmonë që ta ruajë privatësinë e familjes së saj në daljet publike. Kjo e ka një arsye, sepse respekton dëshirën si të bashkëshortit të saj, po ashtu dhe të vajzave që të mos jenë shumë të ekspozuar.

Përgjatë intervistës së saj në E Diell, ajo nuk i ka shpëtuar pyetjeve kureshtare sidomos për raportin e saj me Sokolin, që nga balluket që ajo s’i ndryshoi kurrë, xhelozinë, veshjet ekstravagante si minifundet që ajo s`i ka pjesë të gardërobës e deri te përzgjedhja e pushimeve që shndërrohet në një “luftë” të vërtetë mes tyre.


“Unë desha një herë të vija tela te dhëmbët dhe i vendosa në fakt kur isha me barrë me Sindin (vajzën). Meqë s`do më shihte njeri, i thashë vetes që të rregulloja ç`të mundesha nga fytyra. Mirëpo Sokoli kur më pa, më tha që pse i vura telat pasi unë aty e kisha gjithë lezetin, te dhëmbët e shtrembër”, ka treguar plot sinqeritet Manjola, transmeton Top Channel.

Të gjitha lajmet nga Manjola Nallbani
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Manjola Nallbani

Pakkush e njeh këtë anë të këngëtares me batutën në majë të gjuhës dhe sinergjinë tejet pozitive që krijon teksa bisedon me të.

Ngacmimeve nëse Sokoli tregonte apo jo xhelozi ndaj këngëtares, ajo iu përgjigj: “Bashkëshorti im është shumë i mençur, (jo se është bashkëshorti im). Ai nuk është as liberal, as konservator. Në fillim ishte xheloz sepse nuk më njihte, tani që më njeh nuk ka nevojë të jetë as njëra e as tjetra se e di kë ka në shtëpi”.

Manjola dashuron diellin ndërsa Sokoli malin, dimrin dhe këtu ndodh që çifti teksa përzgjedhin pushimet, të “debatojnë” me njëri-tjetrin duke fituar gjithmonë gruaja.

Por, si reagon Sokoli kur lexon lajme ku në brendi kanë fotografi të Manjolës në plazh: “Lum si unë që kam këtë grua”.

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori