LAJMI I FUNDIT:

Manchester Unitedi tani dëshiron transferimin e Haalandit para Sanchos

Manchester Unitedi tani dëshiron transferimin e Haalandit para Sanchos

Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se ka ndarë mendjen për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Djajtë e Kuq gjenden në vendin e dytë në tabelën e Ligës Premier me pikë të barabarta me liderët e Liverpoolit.


Kështu, drejtuesit e klubit dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer janë të interesuar të përforcojnë skuadrën për të konkurruar deri në fund për titullin kampion.

Superkompjuteri parashikon se si do të përfundojë tabela e Ligës Premier në fund të sezonit – Shumë befasi në renditje
Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon se si do të përfundojë tabela e Ligës Premier në fund të sezonit – Shumë befasi në renditje

Sulmuesi anësor i Dortmundit, Jadon Sancho ishte objektiv i madh i Unitedit në vitin e kaluar, por tani ka ndryshuar situata e objektivave.

Anglezët besojnë se ata morën vendimin e duhur për të mos përmbushur çmimin e kërkuar nga Dortmund për Sancho vitin e kaluar dhe tani po vënë në dyshim nevojën e tyre për sulmuesin.

Sipas mediumit The Mirror, Unitedi po mendon nëse do të bëjë një ofertë tjetër për Sanchon verën e ardhshme, pasi shoku i tij i ekipit, Haaland, ka dalë tani si favoriti kryesor i klubit për ta transferuar.

Chelsea dhe Man City i bashkohen garës për Haalandin
Lexo po ashtu Chelsea dhe Man City i bashkohen garës për Haalandin

Ndërkohë, Haaland ka qenë në vëmendjen e klubit për ca kohë dhe forma e tij e lartë po i mban ata të interesuar për një marrëveshje të mundshme në të ardhmen.

Haaland pëlqehet shumë edhe nga Manchester City, Chelsea Barcelona dhe Real Madridi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori