LAJMI I FUNDIT:

Chelsea dhe Man City i bashkohen garës për Haalandin

Chelsea dhe Man City i bashkohen garës për Haalandin

Chelsea dhe Manchester City pritet të bashkohen me Real Madridin dhe Manchester Unitedin në kërkimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

City dëshiron të sjellë një sulmues të ri për të zëvendësuar Sergio Agueron dhe nuk thuhet më të ketë besim se Gabriel Jesus është njeriu që do të pasojë argjentinasin.


Sidoqoftë, ata me sa duket besojnë se Haaland është. Përkrah Kylian Mbappe dhe Lautaro Martinez ai është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.

Babai i Haalandit flet për interesimin e Juventusit dhe se si djali i tij është adhurues i Ronaldos e Ibrahimovicit
Lexo po ashtu Babai i Haalandit flet për interesimin e Juventusit dhe se si djali i tij është adhurues i Ronaldos e Ibrahimovicit

Mbappe thuhet të jetë objektivi numër një i Real Madridit këtë verë ndërsa Martinez po shikohet në Barcelona. Të dy klubet kanë qenë gjithashtu të lidhur me Haaland, por potenciali më i fortë për të bërë një marrëveshje duket se buron nga Anglia dhe Liga Premier.

City tashmë ka një lidhje me Haaland. Babai i tij, Alf-Inge, ka luajtur për klubin nga Etihad për tre vjet dhe Haaland është fotografuar i veshur me fanellën e tyre si fëmijë. Ata janë në vendin më të mirë, por Chelsea gjithashtu thuhet se është shumë i interesuar për transferimin.

Haaland është rehat në Dortmund, por është i hapur për të bërë një lëvizje të madhe në verën e vitit 2021.

Alarmohen klubet e mëdha evropiane, zbulohet çmimi i Haalandit
Lexo po ashtu Alarmohen klubet e mëdha evropiane, zbulohet çmimi i Haalandit

Çmimi i kërkuar mendohet të jetë mbi 100 milionë euro, por mendohet që një klauzolë lirimi prej vetëm 75 milionë euro të gjallërohet në verën e vitit 2022.

Sulmuesi norvegjez është një shënues i lindur. Ai ka shënuar 82 gola në elitë që nga debutimi i tij në vitin 2017 dhe këtë sezon ka regjistruar 17 gola dhe tre asistime në vetëm 14 ndeshje për klubin gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori