LAJMI I FUNDIT:

Manchester United ndalet në udhëtim te Southamptoni

Manchester United ndalet në udhëtim te Southamptoni
Foto: Manchester United/Twitter

Manchester United është ndalur në barazimin 1-1 në udhëtim te Southamptoni në kuadër të javës së dytë në Ligën Premier.

Pas vetëm gjysmë ore lojë në ‘St. Mary’s Stadium’, vendasit kaluan në epërsi falë një auto-goli nga Fred.


Manchester United më pas tentoi t’i barazonte shifrat, mirëpo nuk ia doli të thyente mbrojtjen e ngjeshur të Soputhamptonit në 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë, ishte një pamje tjetër, derisa Djajtë e Kuq ia dolën t’i barazonin shifrat në 1-1.

Ishte Mason Greenwood që pranoi një asistim nga Paul Pogba në minutën e 55-të, për ta futur më pas topin në rrjetë.

Pesë minuta pas golit të shënuar, mesfushori francez lëshoi një shans të mirë, duke goditur topin, por që përfundoi jashtë shtyllës së majtë.

Një rast edhe më të mirë e kishte edhe Bruno Fernandes (66’), por që u bllokua nga mbrojtja kundërshtare.

Më pas Southamptoni e testoi edhe një herë David de Gean me anë të Adam Armstrong, por spanjolli ishte në vend për të bërë pritje brilante në minutën e 74-të.

Deri në fund, ishin vendasit që tentuan t’i marrin tre pikë, mirëpo takimi u mbyll me shifrat e barabarta, duke marrë që të dyja nga një pikë.

Pas javës së dytë, Manchester United gjendet aktualisht në vendin e katërt me katër pikë, e në javën e tretë takohet me Wolvesin. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Liga e Kampionëve
Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Boks
Kalo në kategori