LAJMI I FUNDIT:

Manchester United e vëzhgon, Roma ia vë çmimin Zaniolos

Manchester United e vëzhgon, Roma ia vë çmimin Zaniolos
Nicolo' Zaniolo . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Roma e ka vlerësuar, Nicolò Zaniolo, me çmimin prej 80 milionë eurove.

20-vjeçari po pëlqehet shumë dhe ka tërhequr interes nga klube të ndryshme në Itali dhe jashtë saj.


Kohët e fundit u raportua se skuadra angleze e Ligës Premier, Manchester United e ka vëzhguar paraqitjen e Zaniolos në fitoren 9-1 të Italisë kundër Armenisë, ku mesfushori krijues pati një ndeshje të shkëlqyer, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim.

Nicolò Zaniolo te Italia . (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Zaniolo thuhet se kap vlerën e rreth 80 milionë eurove, duke parë moshën dhe talentin e tij.

Roma e bleu për vetëm 4,5 milionë euro në verën e vitit 2018 nga Interi.

Niccolo Zaniolo . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Zaniolo ka përfaqësuar klubin e tij aktual në 52 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 11 gola./Telegrafi/