LAJMI I FUNDIT:

Manchester United e gjen në Serie A zëvendësuesin ideal të Ten Hag – problem mbetet konkurrenca e madhe

Manchester United e gjen në Serie A zëvendësuesin ideal të Ten Hag – problem mbetet konkurrenca e madhe

Mediumi italian La Gazzetta dello Sport ka konfirmuar se Manchester United është i interesuar për shërbimet e trajnerit të Bolognës, Thiago Motta, ndonëse ish-reprezentuesi i Italisë nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Problemi i vetëm në këtë situatë qëndron se “Djajtë e Kuq” nuk janë të vetëm në garë për shërbimet e tij, pasi që edhe Juventusi ka konfirmuar interesimin e tyre për ta emëruar Mottën në stol për sezonin e ardhshëm.


Kontrata e Mottës tek Bologna skadon në fund të sezonit, por klubi italian shpreson që 41-vjeçari do ta rinovojë kontratën në “Stadio Dall’Ara” përtej kësaj vere.

Bologna momentalisht gjendet në pozitën e katërt në Serie Am vetëm dy pikë mbrapa Juventusit në vendin e tretë, dhe ka një mundësi reale për kualifikim në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori të klubit.

Agjenti i Mottës, Dario Canovi, së fundmi ka thënë se Motta me siguri do të drejtojë një ekip që garon në Ligën e Kampionëve një ditë.

Bologna ka më shumë mundësi për të luajtur në garën më të madhe për klube në Evropë sesa Manchester United, të cilët janë tetë pikë mbrapa top katërshes në Ligën Premier.

Juventusi në anën tjetër gjendet në pozitën e tretë në elitën e futbollit italian, por ka fituar vetëm një ndeshje nga nëntë takimet e fundit në Serie A./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori