LAJMI I FUNDIT:

Manchester City dhe Liverpool kanë rritur hendekun me klubet e tjera angleze pasi nënshkruan me Haaland dhe Darwin Nunez

Manchester City dhe Liverpool kanë rritur hendekun me klubet e tjera angleze pasi nënshkruan me Haaland dhe Darwin Nunez

Manchester City fitoi Ligën Premier sezonin e kaluar pas një beteje të madhe me Liverpoolin, ku diferencën e bëri një pikë.

Reds, fituesit e Carabao dhe FA Cup dhe finalistët e Ligës së Kampionëve, e mbyllën kampionatin me një pikë më pak (92) se rivalët e tyre, të cilët kanë fituar katër nga pesë kampionatet e fundit të Ligën Premier nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Dyshja dominuan kampionat anglez para rivalëve të tyre Chelsea, Tottenham, Arsenal dhe Manchester United, ku i treti kishte 19 apo 20 pikë më pak se dyshja.

Një hendek është hapur gjatë pesë viteve të fundit dhe nënshkrimet e Erling Haaland (City) dhe Darwin Nunez (Liverpool) do ta zgjerojnë.

Man City ka blerë një sulmues që do të dominojë futbollin për dekadën e ardhshme dhe Reds kanë blerë një sulmues me një sy të shkëlqyer për gol, i cili do t’i japë një shtysë treshes  së tyre të sulmit.

Dy sulmuesit e kërkuar

Tregu për një sulmues pritet të jetë i zënë këtë verë. Pasi Dusan Vlahovic nënshkroi për Juventusin në janar, Mbappe rinovoi kontratën e tij me PSG-në, Lewandowski (Bayern) dhe Lukaku (Chelsea), duket se dinë se ku do të shkojnë, në treg ka pak sulmues kryesorë në dispozicion.

Dhe dy nga më të kërkuarit e gjeneratës së re (nën 22 vjeç) kanë mbërritur tashmë në Manchester City dhe Liverpool para se të vijë korriku.

Skuadra e Guardiolas mundi të gjitha skuadrat duke nënshkruar me Haaland dhe skuadra e Klopp shkoi për Darwin Nunez duke i lënë pjesën tjetër pa reagim.

Çmimi prej 75 milionë euro dhe kushtet nuk kanë qenë problem për asnjërin prej tyre. Tregu është në rritje dhe nëse nuk paguan, nuk merr emra. Ky është realiteti me të cilin duhet të përshtaten të gjitha klubet e mëdha.

Dy nënshkrime nga 75 milionë euro

Skuadra e Guardiolës bëri nënshkrimin e Haaland zyrtar para përfundimit të sezonit nga Borussia Dortmund për 75 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse.

Për më tepër, komisioni për përfaqësuesit e tij arriti në 50 milionë euro… pa përmendur klauzolën e tij “të mundshme” të daljes në vitin 2024.

Benfica i bëri publike shifrat: 75 milionë euro, plus 25 milionë euro në variabla, 15 milionë euro për të luajtur një numër të caktuar ndeshjesh dhe 10 milionë euro për arritje personale dhe kolektive.

Të dy nënshkruan kontrata afatgjata nga pesë deri në gjashtë sezone.

Shume gola të çmendura për të dy

Sezonin e kaluar, edhe pse pësoi disa probleme fizike, norvegjezi shënoi 29 gola në 30 ndeshje për Borussia Dortmund në të gjitha garat.

Dhe sulmuesi uruguaian shpërtheu në skenë me 34 gola në 41 ndeshje për Benfica, duke përfunduar golashënuesi më i mirë në Liga Primeira portugeze (26 gola në 28 ndeshje).

Në dy sezonet e tij e gjysmë në BVB, Haaland shënoi 86 gola në 89 ndeshje.

Nunez ka rritur numrin e tij gjatë sezonit të kaluar, pasi kishte shënuar 14 gola në të gjithë sezonin 2020-21.

Si do të përshtaten në Man City dhe Liverpool?

Nënshkrimet e Haaland dhe Darwin Nunez ndryshojnë plotësisht mënyrën se si do të luajnë Manchester City dhe Liverpool.

Asnjë ekip nuk ka pasur dy sulmues të gjatë, 1.94 m (Haaland) dhe 1.87 m (Darëin) kohët e fundit.

Cityzens dhe Reds ishin rehat pa një sulmues në zonë.

Nëntëshja false ishte trend për Guardiolën: Foden, Grealish, Sterling, Mahrez, Bernardo Silva, De Bruyne … kanë luajtur të gjithë përpara me sulmuesin e tyre të vetëm klasik (Gabriel Jesus) të zbritur në krahun e djathtë në disa raste.

Dhe në vijën e sulmit të Klopp, Firmino ka mbetur në prapavijë me lojtarë të lëvizshëm si Mane, Salah, Luis Diaz dhe Jota që përbëjnë treshen e tij të re sulmuese./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori