LAJMI I FUNDIT:

Man Utd po përgatitet për një transformim të frikshëm të skuadrës – 11 lojtarë të ekipit të parë do të shiten, mes tyre emra të njohur

Man Utd po përgatitet për një transformim të frikshëm të skuadrës – 11 lojtarë të ekipit të parë do të shiten, mes tyre emra të njohur

Sipas raportimeve të mediave angleze, Sir Jim Ratcliffe po planifikon të largojë së paku 11 lojtarë nga Manchester United, pasi ai kërkon të ndërtojë një skuadër që mund të konkurrojë për kreun e Ligës Premier.

Blerja e pjesshme e Man Utd nga Ratcliffe me 27.7 për qind prej 1.03 miliardë funte u mbyll më në fund të martën.

Me javë të tëra, 71-vjeçari dhe drejtori i performancës së Ineos, Sir Dave Brailsford kanë punuar mbi operacionet në “Old Trafford”.


Man Utd do të ketë para për të shpenzuar për ndryshimin e skuadrës së tyre këtë verë.

Por duke pasur parasysh shqetësimet për respektimin e rregullave të FFP-së, Ratcliffe është vendosur të sanksionojë një numër të madh të lojtarëve aktuale duke i vënë në shitje këtë verë.

Sipas ESPN, Djajtë e Kuq do të vënë në dispozicion për transferim 11 lojtarë të ekipit të parë.

Fillimisht Anthony Martial nuk do t’i ofrohet një marrëveshje e re dhe do të lejohet të largohet pa pagesë. Harry Maguire dhe ish-dyshja e Real Madridit, Raphael Varane dhe Casemiro janë ndër ata që mund të shiten.

Po ashtu Mancehster United do të shqyrtojë ofertat për lojtarë si Aaron Wan-Bissaka, Scott McTominay, Victor Lindelof dhe Christian Eriksen.

Sa i përket emrave si Donny van de Beek, Jadon Sancho, Facundo Pellistri dhe Brandon Williams që janë aktualisht në huazim, të katërtit thuhet se do të lejohen të largohen në fund të sezonit.

Drejtuesit e Man United duan të përmirësojnë cilësinë e ekipit të tyre në të gjithë skuadrën këtë verë, në veçanti, në mbrojtje dhe në sulm.

Djajtë e Kuq duan të emërojnë Dan Ashworth të Newcastle si drejtor sportiv, por aktualisht nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin e kërkuar prej 20 milionë funte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lajm bombastik nga Italia: Jurgen Klopp bën një rikthim të papritur, pranon punën e trajnerit te klubi i njohur

Lajm bombastik nga Italia: Jurgen Klopp bën një rikthim të papritur, pranon punën e trajnerit te klubi i njohur

Serie A
“Sa me sa është Interi

“Sa me sa është Interi" - Amir Rrahmani bëhet hit me gjestin në momentet e fundit të ndeshjes Parma-Napoli

Serie A
Liverpooli përgatit revolucion me katër transferime pas mbylljes së marrëveshjes me Frimpong

Liverpooli përgatit revolucion me katër transferime pas mbylljes së marrëveshjes me Frimpong

Premier League
Barcelona do të largojë gjashtë lojtarë këtë verë

Barcelona do të largojë gjashtë lojtarë këtë verë

La Liga
Katër emrat që Guardiola dëshiron të transformojë Man Cityn këtë verë

Katër emrat që Guardiola dëshiron të transformojë Man Cityn këtë verë

Premier League
“Asgjë nuk është e pamundur”, Laporta flet për transferimin e Haalandit

“Asgjë nuk është e pamundur”, Laporta flet për transferimin e Haalandit

La Liga
Kalo në kategori