eksperti-banner

Manchester Unitedi ka bërë ofertën e tyre në drejtim të yllit portugez të Real Madridit, Cristiano Ronaldos.

Emri i yllit portugez është lakuar shumë rreth një largimi të mundshëm nga Santiago Bernabeu këtë verë.


Largimi i tij mund të bëhet edhe më i mundshëm nëse Neymari vendos të transferohet nga Paris Saint-Germain te Reali.

Skuadrat më të interesuara për Ronaldon mendohet të jenë ato angleze, si Chelsea, Manchester City dhe Manchester United.

Ronaldo Rooney 1 Ronaldo ishte yll te Unitedi (Getty Images)

Por, sipas mediumit spanjoll Diario Gol, skuadra nga Old Trafford ka reaguar e para duke bërë një ofertë në drejtim të tij.

Ky medium thekson se gjiganti anglez është gati t'i jap plot 30 milionë euro në sezon yllit portugez duke e bërë dukshëm lojtarin më të paguar në Ligën Premier.

Raportet e këtij mediumi theksojnë se transferimi mund të ndodh pasi Ronaldo është frustruar me presidentin Florentino Perez, i cili nuk ka pranuar ende kushtet e reja të kontratës.

Rol të rëndësishëm në transferimin e yllit portugez mund të luaj edhe firma e njohur e veshmbathjeve Adidas, pasi sikurse skuadra angleze ashtu edhe portugezi kanë marrëveshje më këtë markë të madhe gjermane. /Telegrafi/

telegrafi sport app