Man Utd mposht Liverpooli në derbin që solli pesë gola

Manchester United ka shënuar fitore të madhe ndaj Liverpoolit me rezultat 3-2, në ndeshjen e javës së 35-të të Ligës Premier, duke hedhur një hap vendimtar drejt sigurimit të një vendi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Vendasit e nisën ndeshjen furishëm dhe brenda 14 minutave krijuan epërsi të dyfishtë. Në minutën e 6-të, Matheus Cunha realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës për 1-0.
Benjamin Sesko e dyfishoi rezultatin në minutën e 14-të, pas një situate të ngatërruar në zonë. Goli i sllovenit u kontrollua edhe nga VAR-i për një të dyshuar për lojë me dorë në aksionin paraprak, por pas rishikimit u konfirmua si i rregullt (17’).

Liverpooli reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Dominik Szoboszlai e riktheu skuadrën në lojë me një aksion individual dhe goditje nga distanca për 2-1 (47’).
Cody Gakpo ta barazonte rezultatin në 2-2 (56’), pas asistimit të Szoboszlait, duke e ndezur takimin.

Megjithatë, Man United nuk u dorëzua dhe në minutën e 77-të Kobbie Mainoo shënoi golin vendimtar për 3-2, duke përfituar nga një top i kthyer dhe duke gjuajtur saktë nga skaji i zonës.
Me këtë fitore, Manchester United duket se e ka “blinduar” vendin e tretë dhe praninë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. United tani ka 64 pikë në pozitën e tretë, ndërsa Liverpooli mbetet i katërti me 58 pikë. /Telegrafi/


















































