Man Utd i vendosur për yllin e Real Madridit por vetëm me një kusht të qartë


Manchester United po e sheh mesfushorin e Real Madridit, Aurelien Tchouameni, si një nga objektivat kryesorë të afatit kalimtar të verës, sipas raportimeve të ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano.
Sipas raportimeve, klubi anglez është i gatshëm të shtyjë përpara për transferimin e reprezentuesit francez, por vetëm nëse lojtari pranon të ulë kërkesat e tij për pagë.

“Djajtë e Kuq” janë të shqetësuar nga kostoja e përgjithshme e operacionit, duke përfshirë si çmimin e kartonit ashtu edhe pagën e lartë të 26-vjeçarit.
Pavarësisht interesimit të fortë nga “Old Trafford”, Tchouameni nuk ka shprehur dëshirë për t’u larguar nga Real Madridi.

Mesfushori francez është i vendosur të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, për sa kohë që i garantohet një rol i rëndësishëm në formacionin bazë.
E ardhmja e tij mund të marrë edhe më shumë vëmendje nëse ai arrin të shkëlqejë me kombëtaren e Francës në Kupën e Botës, ku një paraqitje e suksesshme do të rrisë edhe më tej vlerën e tij në treg. /Telegrafi/













































