LAJMI I FUNDIT:

Man Unitedi projekton transferimin e Mount

Man Unitedi projekton transferimin e Mount

Manchester United po shqyrton një lëvizje ambicioze për mesfushorin e Chelseat, Mason Mount, raporton The Sun.

Djajtë e Kuq po monitorojnë situatën e kontratës së anglezit në Stamford Bridge, pasi bisedimet mes lojtarit dhe bluve kanë ngecur.


Me të ardhmen e tij të pasigurt, United mund të jetë gati të hidhet dhe të përpiqet ta kap atë.

Të gjitha lajmet nga Mason Mount
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mason Mount

Thuhet se Erik ten Hag e pëlqen shumë mesfushorin dhe po synon që ta realizojë sa më parë transferimin e tij.

Mirëpo, për të realizuar një skenar të tillë, duhet një pagë tejet e maje për ta bindur lojtarin që të largohet nga Chelsea.

Mount rrjedh nga akademia e The Blues dhe vështirë se mund të ndodhë një kalim i tij në Old Trafford, mirëpo një marrëveshje e majme do ta lëkundte atë nga qëndrimi i tillë. /Telegrafi/