LAJMI I FUNDIT:

“Man City duhet të harrojë fitimin e tripletës”, Guardiola befason me deklaratën e fundit

“Man City duhet të harrojë fitimin e tripletës”, Guardiola befason me deklaratën e fundit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola u ka thënë lojtarëve të tij që të mos mendojnë për mundësinë e fitimit të tripletës këtë sezon.

Manchester City është ende gjallë në tre garat pasi rezervoi vendin në çerekfinalet e FA Cup të martën duke mundur Bristol Cityn.


Skuadra e Guardiolës gjithashtu mbetet në garë në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, por trajneri i Cityt ka refuzuar fjalët që skuadra e tij mund të arrijë tripletën këtë sezon.

Manchester City sigurt ndaj Bristol Cityt, kalon në çerekfinale të FA Cup
Lexo po ashtu Manchester City sigurt ndaj Bristol Cityt, kalon në çerekfinale të FA Cup

“Jo, harrojeni. Harrojeni. Kur filloni të flisni për këtë, filloni të humbni garat e garat”, ka thënë fillimisht Guardiola pas fitores 3-0 ndaj Bristol Cityt.

“Ne nuk jemi gati. As edhe një sekondë për të menduar për këtë, ne mendojmë vetëm për ndeshjen e ardhshme kundër Newcastle”.

Guardiola ka thënë gjithashtu se skuadra e tij nuk mund të përballojë të humbasë më pikë në Ligën Premier nëse dëshiron të ruajë titullin. City aktualisht është dy pikë prapa liderit, Arsenalit, pasi ka luajtur një ndeshje më shumë se Topçinjtë.

Guardiola ironik me Manchester Unitedin për titullin e kampionit: Nëse shpenzojnë pak më shumë para munden
Lexo po ashtu Guardiola ironik me Manchester Unitedin për titullin e kampionit: Nëse shpenzojnë pak më shumë para munden

“Unë e di që nuk mund të humbim pikë në Ligën Premier sepse ne kemi në krye një ekip Arsenalin dhe Manchester United po vjen nga pas”.

“Dhe Liga e Kampionëve, ne shohim se çfarë do të ndodhë brenda dy javësh. Ajo që është e rëndësishme është që ne jemi atje, por sigurisht, ne do të vazhdojmë për aq kohë sa të jetë e mundur”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori