LAJMI I FUNDIT:

“Mami po shkojmë ne Hollywood”, Freskim Rama pas suksesit në “American Idol” – Djaloshi nga Kosova tashmë ka kapur miliona klikime

“Mami po shkojmë ne Hollywood”, Freskim Rama pas suksesit në “American Idol” – Djaloshi nga Kosova tashmë ka kapur miliona klikime

Freskim Rama, tashmë i njohur si Kimi, ka nisur rrugëtimin e tij drejt Hollywood-it.

Kimi i cili arriti të rrëmbejë tre ‘PO’ në audicionin e tij për “American Idol”, ka bërë jehonë të madhe me paraqitjen e tij shumë të veçantë në këtë spektakël.

“Emri im është Kimi, jam 25-vjeçar, unë jam një shqiptar nga Kosova, por jetoj në Brooklyn” – ishte prezentimi i parë që bëri për veten Kimi.


Katy Perry emocionohet bashkë me Freskim Ramën në "American Idol": Këndove për Shqipërinë e Kosovën
Lexo po ashtu Katy Perry emocionohet bashkë me Freskim Ramën në "American Idol": Këndove për Shqipërinë e Kosovën

“Unë dua të këndoj këngën “Heal” nga Tom Odell, dhe dua që njerëzit ta dinë që pa marrë parasysh se nga vini, ju mund t’ia dilni gjithmonë në jetë” – u shpreh Kimi para se t’ia fillonte performancës së tij, e cila nuk mbaron me kaq. Pasi tregon që ai këndoi për nënën e tij, Kimit i kërkohet ta telefonojë atë. Me këngën “Oj Kosovë, oj nëna ime”, ai përfundon audicionin, teksa nëna e tij e dëgjonte përmes telefonit.

Në një postim që ka ndarë Kimi në rrjetin e tij në Instagram, ka shkruar: “Mama po shkojmë në Hollywood! Faleminderit American Idol që ma bëtë ëndrrën time të artë”, ku më pas edhe i ka falënderuar edhe anëtarët e jurisë Lionel Richie, Katy Perry dhe Luke Bryan.

View this post on Instagram

A post shared by Kimi (@urboykimi)

As reagimet nga artistët shqiptarë nuk kanë munguar, të cilën nuk hezituan të shprehnin përkrahje ndaj Kimit, në po të njëjtin postim.

Përveç kësaj, Kimi përmes një videoje në TikTok, tregon edhe mbështetjen e Lionel Richie-t, i cili bëri një postim të veçantë në llogarinë e tij në Facebook, për audicionin e Kimit, ku ai shkroi “Audicioni i përzemërt nga Kimi zemërthyer”.

Gjithashtu Kimi në TikTok nga katër fotografitë që ndau për ndjekësit, një nga ato ishte edhe artikulli i Telegrafit për atë, i cili ishte një nga më të lexuarit.

Për djaloshin nga Kosova përkrahja ishte mjaft e madhe jo vetëm nga mediat shqiptare, por edhe ndjekësit dhe artistët shqiptarë, të cilët nuk ngurruan të shpërndajnë në rrjetet e tyre sociale videon me paraqitjen e tij.

Në kanalet zyrtare të American Idol në Facebook, YouTube, TikTok e Instagram – tashmë video e Freskimit ka arritur mbi 2 milionë shikime në 24 orët e para.  /Telegrafi/ 

Në trend Magazina

Më shumë
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Magazina
Gazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar

Gazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar

Magazina
Gjesti provokon Eglin: A puthemi?

Gjesti provokon Eglin: A puthemi?

Magazina
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Magazina
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Magazina
Një franceze la burrin e saj milioner për një lidhje me

Një franceze la burrin e saj milioner për një lidhje me "Brad Pitt" dhe i transferoi 830 mijë euro për operacion - në fund ai doli të jetë një mashtrues me AI

Magazina
Kalo në kategori