LAJMI I FUNDIT:

Mamaja e Kim Kardashianit, Kris Jenner thotë se nuk do të martohet më kurrë

Mamaja e Kim Kardashianit, Kris Jenner thotë se nuk do të martohet më kurrë
Kim Kardashian West dhe nëna e saj, Kris Jenner (Foto: Mike Cohen/Getty Images/Guliver)

Kris Jenner ‘nuk do të martohet kurrë më’.

Sipas një mikeshe të familjes, sipërmarrësja 64-vjeçare – e cila ka gjashtë fëmijë nga martesat e saj me të ndjerin Robert Kardashian dhe Caitlyn Jenner – nuk ka në plan të kurorëzohet me partnerin e saj, Corey Gamble.

“Kris është akoma me Coreyn por ajo nuk është fejuar dhe ata nuk do të fejohen”, tha një shoqe e besueshme për The Sun. “Ajo kurrë nuk do të martohet më. Kjo funksionon për të”, shtoi ajo, shkruan DailyMail.

Kris Jenner me vajzat e saj: Kourtney Kardashian, Khloe Kardashian dhe Kim Kardashian (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Çifti u takuan në festën e ditëlindjes së 40-të të stilistit Riccardo Tisci në Ibiza në vitin 2014.

Dy vjet më parë, Kris nxiti spekulimet se ajo ishte e fejuar me 39-vjeçarin Corey.

Kris Jenner dhe Kim Kardashian (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

Mamaja e Kim Kardashianit, nxiti thashetheme se ajo dhe i dashuri i saj kishin çuar marrëdhënien e tyre në nivelin tjetër pasi ajo u pa shumë herë duke vënë një unazë me diamant në gishtin e saj të unazës, por ajo nuk pranoi të përgjigjej në asnjë pyetje mbi këtë temë.

Në vend të kësaj, gjatë një loje të ‘Spill Your Guts or Fill Your Guts’ ndërsa shfaqej si mysafire në ‘Late Late Show’ të prezantuesit James Corden, Kris vendosi të hante ushqimet e shpifura në vend se t’i përgjigjej pyetjes nëse ishte apo jo e fejuar.

Ajo tha: “Jo, nuk do të përgjigjem”. /Telegrafi/

Kris Jenner dhe Kim Kardashian (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori