LAJMI I FUNDIT:

Malouda: Chelsea mund të nënshkruajë Mbappen, gjithçka është e mundur

Malouda: Chelsea mund të nënshkruajë Mbappen, gjithçka është e mundur

Ish-anësori i Chelseat, Florent Malouda është i bindur se ish-klubi i tij mund të nënshkruajë me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Malouda beson se Mbappe mund të përfundojë në Chelsea duke pasur parasysh politikën e tyre të shpenzimeve të mëdha në transferimin e lojtarëve.


“Unë do të doja të shihja Chelsean duke nënshkruar me Kylian Mbappe, mendoj se ne duhet të shkojmë për lojtarët më të mirë, si Mbappe. Sidomos kur shoh sa shpenzojmë për të tjerët”, ka thënë fillimisht Mbappe për DAZN.

Mbappe refuzon të japë një përgjigje të qartë për të ardhmen te PSG
Lexo po ashtu Mbappe refuzon të japë një përgjigje të qartë për të ardhmen te PSG

“Kjo varet nga vullneti i tij për të ardhur në klub, por ne duhet të shkojmë për lojtarë të mëdhenj si ai dhe të ndërtojmë një ekip rreth tij”.

“Do të ishte ëndrra ime, të ndërtoj një ekip me lojtarë të rinj rreth tij. Ai ka fituar shumë trofe dhe është i uritur për më shumë, kështu që ky është lloji i lojtarit që Chelsea duhet të kërkojë”.

“A do të tërhiqej Mbappe nga Chelsea? Gjithçka është e mundur! Për të tërhequr një lojtar si Mbappe, ka të bëjë me ndërtimin e një marrëdhënieje. Ka më shumë se thjesht përgatitjen e një oferte të madhe parash”.

“Lojtarët janë të ndjeshëm dhe dinë shumë për futbollin, kështu që klubet kanë për të zhvilluar marrëdhënie dhe nëse e bëni këtë, mendoj se mund të merrni lojtarë si Mbappe”, përfundoi ish-anësori i Bluve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori