LAJMI I FUNDIT:

Malisheva dhe Ulpiana synojnë pikët në garën e mbijetesës – formacionet startuese

Malisheva dhe Ulpiana synojnë pikët në garën e mbijetesës – formacionet startuese

Malisheva është nikoqir i Ulpianës për ndeshjen që luhet në kuadër të javës së 29-të në BKT Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 14:00, do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj”, me vendasit që cilësohen si favoritë në letër.


Malisheva është aktualisht në vendin e shtatë me 34 pikë dhe një fitore do t’i lartësonte edhe më shumë në mesin e tabelës.

Në anën tjetër, Ulpiana është në vendin e parafundit me 24 sosh dhe po synojnë që së paku të shkojnë në barazh.

Formacionet zyrtare

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Dumani, Xhaka, Pira, Bruqi, Maliqi, Pefqeli, Shabani, Marc-Olivier, Sobowale.

Ulpiana: Ajeti, Avdulli, Musliu, Rapuca, Makolli, Domagoj, Shkalla, Emini, Shala, Rezi, Selimi. /Telegrafi/