ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Paolo Maldini ka paralajmëruar çdo klub gjigant që do tentojë t’i afrohet Theo Hernandez, duke u thënë të qëndrojnë larg.

Drejtori sportiv i Milan theksoi se mbrojtësi është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së “Djallit” dhe nuk pranojnë asnjë ofertë për francezin.


“Ne u thamë disa klube të huaja që të mos paraqiten as në tryezën e bisedimeve. Ne duam të mbajmë lojtarët më të fortë.”-tha Maldini.

Hernandez është bashkuar në 2019-ën me Milan dhe përveç faktit se është titullar i padiskutueshëm, 24-vjeçari është vendimtar jo vetëm në repartin e mbrojtjes, por edhe në realizimin e golave.

telegrafi sport app