LAJMI I FUNDIT:

Majk thumbon armiqtë me një shprehje islame (Foto)

Majk thumbon armiqtë me një shprehje islame (Foto)

Reperi i njohur Majk ka pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Katile”.

Vetëm pak ditë pas promovimit të klipit, reperi u “arratis” në New York, ku ka shkuar për të kaluar disa ditë pushimi atje.


‘Katilja’ në klipin e ri të Majkut një bombë e vërtetë, ‘çmend’ me linjat seksi (Foto/Video)
Lexo po ashtu ‘Katilja’ në klipin e ri të Majkut një bombë e vërtetë, ‘çmend’ me linjat seksi (Foto/Video)

Ngjarjet e fundit në jetën e reperit, ka bërë që ai të komentohet shumë në media.

Ditë më parë Majk u bë baba për herë të parë, kjo pasi ish-e dashura e tij Majlinda Zeka solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Roan.

U përfol se një status të cilin Majlinda e publikoi në Instagram ia dedikoi atij, ndërsa së fundmi reperi ka një përshëndetje nga New Yorki për të gjithë armiqtë e tij.

Majlinda i jep një mesazh të qartë Majkut pas lindjes së djalit (Foto)
Lexo po ashtu Majlinda i jep një mesazh të qartë Majkut pas lindjes së djalit (Foto)

Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar një shprehje islame mjaft thumbuese: “Thuaja derrave se ju thash assalamualeikum” (sic.), shkruan Majk.

Nuk dihet se kundrejt kujt reperi ka shkruar këtë thumb, megjithatë fakti që për momentin ndodhet një kontinent larg, prapëseprapë duket se nuk është edhe aq i qetë nga ngjarjet e fundit në jetën e tij. /Telegrafi/

tell the pigs ??‍♀️i said assalamualeikum .

A post shared by MAJK / Kastriot Rexha (@majkaveli) on May 21, 2017 at 8:42am PDT