LAJMI I FUNDIT:

Majk lanson këngën e re “Dynja”

Majk lanson këngën e re “Dynja”
Majk (Foto: Instagram)

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Majk, sapo ka prezantuar projektin e ri muzikor të realizuar në karantinë.

“Dynja” mban titullin kënga e re e tij, të cilën e ka shoqëruar me një video mjaft të veçantë.


Siç edhe mund të kuptojmë në bazë të titullit, reperi e ka pasqyruar më së miri përmes vargjeve situatën në vend, përfshirë edhe politikën.

“Dynja” publikohet nga Majk (Foto: YouTube)

Tekstin e ka shkruar vet artisti, kurse për producimin është përkujdesur producenti i njohur, Rzon.

Videoja atraktive i është besuar Dardan.

Majk paralajmëron lansimin e këngës "Dynja"
Lexo po ashtu Majk paralajmëron lansimin e këngës "Dynja"

Projekti tashmë gjendet i publikuar në kanalin zyrtar të BabaStars në YouTube dhe besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.

Ndryshe, Majk për këtë projekt u motivua nga kjo kohë karantine mes shumë gjërave që kanë ndodhur në vend e po ashtu edhe në mbarë botën. /Telegrafi/