LAJMI I FUNDIT:

Majk bën publikisht hapin e madh për djalin (Foto)

Majk bën publikisht hapin e madh për djalin (Foto)

Reperi i njohur Majk ka qenë një ndër emrat më të përfolur ditëve të fundit në mediat rozë.

Ai u bë baba për herë të parë, pasi ish-e dashuria e tij solli në jetë një djalë, të pagëzuar tashmë me emrin Roan.


Majk thumbon armiqtë me një shprehje islame (Foto)
Lexo po ashtu Majk thumbon armiqtë me një shprehje islame (Foto)

Ndonëse Majk nuk është deklaruar fare rreth kësaj çështje duke e mbajtur më së miri për vete jetën e tij private, së fundmi, ai ka shfaqur disa shenja të cilat bëjnë me dije se Majk e ka pranuar vërtet djalin e tij, dhe është babai i Roanit.

Në llogarinë e tij personale në Instagram, tek biografia Majk, përveç emrit të tij të vërtetë, labelit dhe lokacionit, së fundmi ka shtuar dhe shkronjën “R”.

‘Katilja’ në klipin e ri të Majkut një bombë e vërtetë, ‘çmend’ me linjat seksi (Foto/Video)
Lexo po ashtu ‘Katilja’ në klipin e ri të Majkut një bombë e vërtetë, ‘çmend’ me linjat seksi (Foto/Video)

E mesa duket është pikërisht ky “R”, iniciali i cili bën fansat të aludojnë se e gjithë lumturia momentale e reperit mban emrin e djalit të tij Roan.

Përndryshe, reperi aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/