Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez pritet t’i japin fund një pritjeje të gjatë, pasi sipas raportimeve do të martohen këtë fundjavë në Madeira, ishulli ku u rrit futbollisti portugez.

Çifti, që është bashkë prej nëntë vitesh dhe ka krijuar një familje të madhe, u fejua vetëm në gusht të vitit të kaluar.


Georgina ka bërë edhe shaka për pritjen e gjatë, duke thënë se unaza me diamant ishte "minimumi" që Ronaldo mund t’i dhuronte pas kaq vitesh, shkruan DailyMail.

Në një intervistë me Piers Morgan, Ronaldo tregoi se propozimi nuk ishte planifikuar. Ai tha se gjithçka ndodhi spontanisht, pasi dy vajzat e tyre e nxitën t’i kërkonte Georginës të martohej me të.

Futbollisti pranoi se nuk u ul në gjunjë dhe se nuk e konsideron veten shumë romantik, por ishte i bindur se Georgina është "gruaja e jetës së tij".

Lajmi për martesën ka rikthyer vëmendjen te historia e tyre e dashurisë, ndërsa shumë fansa kishin menduar prej kohësh se çifti ishte tashmë i martuar. /Telegrafi/