Victoria Beckham është fotografuar duke shijuar pushimet verore në St. Tropez së bashku me bashkëshortin e saj, David Beckham, në jahtin e tyre luksoz me vlerë rreth 16 milionë paund.

Ish-anëtarja e Spice Girls, 52 vjeç, u shfaq me bikini të zeza, ndërsa relaksohej në kuvertë pranë Davidit, i cili u pa me pantallona të shkurtra noti. Me ta ishin edhe djali i tyre Romeo dhe partnerja e tij, Kim Turnbull.


Pushimet vijnë në një kohë kur vazhdojnë spekulimet për raportet e ftohta mes familjes Beckham dhe djalit të madh, Brooklyn Beckham, shkruan DailyMail.

Sipas raportimeve, Brooklyn dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, ndodheshin vetëm pak kilometra larg, në Nice, ku po kalonin pushimet me Elton John, por nuk pati asnjë takim mes tyre.

Ndërkohë, burime pranë Brooklyn dhe Nicolës pretendojnë se çifti nuk e konsideron më si përvjetor zyrtar dasmën e tyre madhështore të vitit 2022.

Ata thuhet se zgjedhin të festojnë ceremoninë private të rinovimit të betimeve të mbajtur në vitin 2025, të cilën e organizuan vetëm me familjen dhe miqtë e Nicola-s.

Edhe pse asnjë nga palët nuk ka komentuar publikisht mbi këto raportime, mungesa e kontakteve mes Brooklyn dhe pjesës tjetër të familjes vijon të ushqejë spekulimet për tensionet brenda familjes Beckham. /Telegrafi/